Në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit, është transmetuar një këngë, e kënduar nga disa vajza, për mjekët që luftojnë me koronavirusin në Shqipëri.

Kënga është transmetuar në emision dhe ka emocionuar veçanërisht doktor Pëllumb Pipero, që nuk i ka mbajtur dot lotët.

“Jam shumë i emocionuar. I kam sytë me lot, kam shumë emocione. Mu duk e jashtëzakonshme, i përqafoj vajzat”, tha Pipero.

Doktori tha se tashmë Shqipëria ka kaluar pjesën më të madhe të karantinës dhe se trendi i epidemisë është në rënie.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re