Skip to content

Këngë dhe humor poshtë ballkonit të shtëpisë/ Koncert poshtë pallatit në Durrës, artistët argëtojnë qytetarët në ditë të vështira

PAMJE NGA DURRESI

DURRËS –Artistë të qytetit të Durrësit dhe disa artistë nga Tirana kanë zhvilluar një “skeptakël” në oborrin e pallatit të tyre. 

Violinistët babë e bir,- Enver dhe Marvin Qerimaj, mjeshtrat e humorit Edmond Halili dhe Xhevahir Zeneli, këngëtarët durrsakë Alma dhe Gugash Rrema, Lorenc Barometa, Kosta Bonshi, mjeshtrat e muzikës kombëtare Eranda Libohova dhe Kujtim Prodani, pedagogu i Akademisë së Arteve Dashamir Mehmeti, etj, me foni nga Orges Istrefi i Pallatit të Kulturës  “Aleksandër Moisiu” Durrës, me iniciativën dhe organizimin e poetit dhe moderatorit tv Ardi Omeri, me mbështetjen e kryeministrit Edi Rama, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës, me mbështetjen dhe suportin e Kryetarit të Bashkisë Durrës, zotit Xhulien Varfaj, Policisë Bashkiake dhe Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu”, organizuan sot në lagjen 16 Durrës, në mes të pallateve parafabrikat, një koncert live.

Koncerti u mirëprit nga qytetarët që kënduan dhe kërcyen nga shtëpiat e tyre bashkë me artistët.

Nesër në orën 17:00, koncerti do të ‘spostohet’ në lagjen 18 në sheshin para pallateve pas stadiumit ndërsa të dielën po në të njëjtën orë, festa do të bëhet tek pallatet e reja tek zona e shëtitores “Taulantia” edhe ne ditet e javes.

(d.k./dosja.al)