Një atmosferë ndryshe ka ardhur nga spitali covid 2 “Shefqet Ndroqi” paraditen e kësaj të mërkure.

Ansambli i Këngëve dhe Valleve popullore mbajti një koncert, në shenjë falenderimi për mjekët e infermierët, por edhe për pacientët, për t’i dhënë pak shpresë në betejën e tyre të vështirë me koronavirusin.

 

Bluzat e bardha dhe disa prej të shtruarve, shijuan për disa çaste muzikën nga ballkonet e dhomave të spitalit.

 

Koncerti qe u mbajt me vetë iniciativën e ansamblit të këngëve dhe valleve vjen vetëm një ditë pasi në vend u shënua numri më i lartë i viktimave të pandemisë, me 19 humbje jete.

 

Aktualisht spitalet Covid 1 dhe 2 janë mbushura plot me paciente, të cilët po marrin trajtim të specializuar kundër Covid-19.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re