“Këngë Moj” në javën e tetë shkoi tek publiku dhe teleshikuesit përmes muzikës popullore.

 

Protagonisti i mbrëmjes ishte një prej këngëtarëve më të dashur të muzikës së jugut, Ervis Behari i cili e nisi spektaklin me emocione të veçanta përmes këngës homazh për nënën e tij.

 

Duke përzgjedhur kurorën e repertorit të tij, këngëtari përçoi atmosferën e dasmës shqiptare në të gjitha ngjyrat e saj.

 

ERVIS BEHARI

KENGETAR

 

“Emocionuese shumë, përgjegjësi,  përqendruar vetëm tek këngët e jugut, të gjithë miqtë e mi janë nga jugu. Ne këtu tregojmë se çfarë bëjmë në të vërtetë, sepse është e gjitha live. “Këngë moj” ka bënë një suport shumë i madh për mua.”

 

Kënga e babait erdhi përmes një dueti special. (efekte) Ashtu siç e ka kënduar në çdo gëzim, Ervisi edhe në skenën e “Këngë Moj” ishte krah babait të tij.

 

DASHNOR BEHARI

 

“Ndihem krenar, si çdo baba që e shkon djalin në këtë pikë të karrierës por sigurisht ai duhet të vazhdojë të punojë fort pa u ndalur. Kënga e babait më ka sjellë sonte këtu për ta interpretuar bashkë me Ervisin. ”

 

Miqtë e bënë edhe më të bukur mbrëmjen ku kënga live depërtoi katërçipërisht atmosferën.

 

Altin Sulku dhe grupi muzikor FREE MC’S shoqëruan Ervis Beharin në hitet më të pëlqyera.

 

ALTIN SULKU

KENGETAR

 

“Me Ervisin kam një kimi shumë të veçantë, ai është nga Tepelena, ndërsa unë nga Dibra, por është muzika ajo që na ka lidhur. Është një privilegj.”

 

FREE MC’S

GRUP MUZIKOR

 

“Është shumë i rëndësishëm promovimi i muzikës sidomos i asaj popullore dhe tabanit, sikurse e sjell edhe Ervisi.”

 

Grupi lab “Zërat e shushicës” përmes thesarit të isopolifonisë, pasuruan këtë edicion të “Këngë Moj”, duke dëshmuar edhe njëherë sesa krenari mbart tradita.

 

Mbrëmjet live të “Këngë Moj” mund ti ndiqni çdo të enjte në ekranin e Vizion Plus, ndërsa të gjithë ata që humbën natën e Ervis Beharit do të kenë mundësi ta shohin të premten në orën 23:00 dhe të shtunën në orën 17:00.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re