Ndërsa ka prekur të gjitha trevat shqiptare “Këngë Moj” këtë herë u stacionua në Shqipërinë e Mesme. Merita Halili është rikthyer në skenë pas disa vitesh mungese përmes zërit të saj të veçantë duke dhuruar një natë të mbushur me muzikë dhe këngët më të njohura popullore e qytetare.

Mes mallit për atdheun dhe publikun e zëmrës, Merita Halili vijon të ruajë edhe përtej oqeanit muzikën dhe traditat shqiptare.

 “Raifi ka hapur në Akademinë e Arteve Ansamblin shqiptar dhe unë merrem me këngëtarët ndërsa Raifi me ansamblin. po përpiqemi të bëjmë një punë shumë të madhe për të përcjellë muzikën popullore dhe folkun shqiptar për audiencën amerikane por dhe për studentet që kanë dëshirë të mësojnë muzikën shqiptare.”, tha këngëtarja Merita Halili.

Krah saj në këtë mbrëmje nuk mungoi bashkëshorti Raif Hyseni, i cili prej vitesh është dhe mbështetja me e madhe e Meritës.

“Është jetike, është shuam e rëndësishme sepse falë sportit dhe përkrahjes që kemi për njëri tjetrin kemi arritur këto suksese.”, u shpreh muzikanti Raif Hyseni.

Pas shumë vitesh në skenën e “Këngë moj” është kthyer edhe këngëtarja durrsake Morena Reka.

“Unë mëritën se kam vetëm shoqe apo kolege por e kam motër. Sepse kemi qenë bashkë për 31 vite në Amerikë. Kemi punuar shumë bashkë dhe kur më bëri ftesën pata shumë emocione dhe pas 31 vjetësh unë vendosa të kthehem në Shqipëri vetëm për atë.”, deklaroi këngëtarja Morena Reka.

Ndërsa për artisten e re Gresa Gjoreca interpretimi përkrah Merita Halilit është një pikë shumë e rëndësishme në rrugëtimin e saj muzikor .

“Mendoj se çdo artist do ishte shumë i lumtur dhe mbi të gjitha shumë i emocionuar, mor me mirësinë dhe dashurinë që Merita jep gjithmonë kjo bëhet shumë më e lehtë. Për mua kjo është një ëndërr e realizuar.”, tha këngëtarja Gresa Gjoreca.

“Këngë Moj” vijon rrugëtimin e saj me të tjerë emra të njohur të muzikës popullore, duke ju lënë takim sërish nga 25 janari vetëm në ekranin e vizion plus. Ndërsa përgjatë këtyre dy javëve do të keni mundësi të ndiqni përmbledhjet me te mira të këtij sezoni./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re