Luan Zhegu është një nga kantautorët më të suksesshëm shqiptarë, me një talent që e ngjiti në skenat më prestigjoze muzikore. I vlerësuar me shumë çmime, për interpretimin e tij autentik, për kthjelltësinë dhe cilësinë e zërit, por dhe për aftësinë e tij si kompozitor ai ka marrë titullin “Mjeshtër i madh i skenës”.  Një titull sa i merituar aq sa dhe pak i çuditshëm për sistemin e vlerësimit të artistëve të suksesshëm.

Si të gjithë intelektualët shqiptarë dhe sot Luan Zhegu vuan zhgënjimet e një shoqërie që rri larg artistit të vërtetë. Ai  sot është i papunë me gjithë vlerat e tij, me gjithë titujt dhe kontributet e mëdha që ka dhënë ndër vite për muzikën shqiptare. Ndonëse  nuk ndjehet kurrë larg nga ai lëmsh i madh shpirtëror që i shpërthen në një muzikë të plotë, të veçantë dhe tejet moderne.

Interesi i tij për politikën nuk e ka larguar kurrë nga pasioni i tij i madh: muzika. Për të cilën ndjehet tërësisht xheloz. Me angazhimin e tij në politikë, përkatësisht me të majtën disa vite më parë, kantautori e dinte që ndërmerrte  një risk. Ai kishte bërë një emër të mirë në muzikë, por që nuk i kushtoi shumë, sepse asnjë fans i tij nuk u largua nga ky angazhim.

Emri i tij mbeti i paprekur, bile mori vlera akoma më njerëzore.  Edhe në pozicionet si kryetar minibashkie ai tregoi gjithnjë të njëjtin karakter: i qetë, i ndjeshëm, social, familjar dhe i ekuilibruar. Qëndronte pranë halleve të tjerëve me zemërgjerësi dhe thjeshtësi duke i ndihmuar sa mundej. Ndonëse kandidimi i tij për deputet nuk pati happy end, përsëri ai nuk e ndjen veten larg  politikës, edhe pse fushata elektorale i solli largimin e gruas së tij nga puna.

Indiferencën e politikës ndaj tij e justifikon me problemet e shumta dhe të papritura që sjellin situatat shqiptare njëra pas tjetrës. Ai vazhdon të krijojë dhe të merret me muzikën e tij duke u përgatitur për kompeticionet më serioze të muzikës nga të cilat nuk mungon kurrë. Jeta, sipas tij, është e mbushur gjithnjë me të papritura. Çdo eksperiencë duhet të ruhet si Asi Spathi nën mëngë.

 

Diskografia: Kompozitori dhe fëmijët, teksti Jorgo Papingji, kompozuar nga Aleksandër Lalo; Bashkë me fëmijët, teksti Agim Doci, kompozuar nga Osman Mula; Ado të vish Alo, Alo…! teksti Agim Doçi, kompozuar ngaOsman Mula Festivali i 26-të i Këngës në RTSH 1987; Kur jemi bashk të dy, teksti Jorgo Papingji, kompozuar nga Aleksandër Lalo; Të dua ty…dueto Liljana Kondakçi; E doni dashurinë…dueto Ledina Çela, teksti Jorgo Papingji, kompozuar nga Osman Mula Festivali i 34-të i Këngës në RTSH 1995.

Zemrat det i gjerë; Vij drejt teje; E parandjej; Bashkë me vitet, teksti Jorgo Papingji, kompozuar nga Osman Mula Koncerti i pranverës 1987; Djepi i trimërisë…dueto Tonin Tërshana; Kudo je ti; Shokët, teksti , kompozuar nga Shaqir Kodra, Festivali i 11-të i Këngës në RTSH 1974; Kur vjen pranvera; Ditët që na presin, teksti Bardhyl Londo, kompozuar nga Tish Daija Festivali i 22-të i Këngës në RTSH 1983, Këngët e rinisë, teksti kompozuar nga Festivali i ..-të në RTSH.

 

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re