Myfarete Laze është këngëtare e njohur. Myfarete Laze ka filluar të këndojë kur ka qenë në shkollën fillore. Më vonë ajo merrte pjesë në festivalet e fëmijëve në Shkodër dhe pastaj në atë kombëtar. Në moshën 18 vjeçare iu ngjit skenës së festivlit të madh.

Suksesi që ka pasur në këngët e saj ishte i padiskutueshëm, madje edhe vetë Vaçe Zela e ka përzgjedhur atë në këngën që do të këndonin në versione të ndryshme. Bashkëkonkurrente me të ka qenë edhe Ema Qazimi dhe Irma Libohova, të cilat kanë pasur vokal brilant.

Myfaretja, në fakt, është cilësuar në më të shumtën e rasteve me çmime të treta. Ajo vazhdon të ketë aktivitete dhe koncerte në vende të ndryshme të botës si këngëtarët e tjerë të muzikës sonë.

Çmimet gjatë karrierës së saj artistike:

Çmimi “Çesk Zadeja’’, Çmimi i Karrierës, “Mikrofoni i Artë”,
Natën gala e 45 -vjetorit të RTSH është vlerësuar në 5-shën e këngëtarëve më të
mirë të viteve ‘60-‘80 ( Vaçe Zela, Ema Qazimi, Luan Zhegu, Tonin Tërshana,
Myfarete Laze), Çmimi “Naim Frashëri’’, “Nderi”, nga Shoqata Artistike Tirana, “Nderi
i Kombit’’, nga Unioni Artistik Kombëtar, “Ambasadore e Paqes’’, “Qytetare
Nderi’’, nga shoqata “Çamëria’’, “Doktore në Diplomaci’’.

Veprat muzikore

Disa këngë të kënduara nga Myfarete Laze: “Shoqet
ilegale”, kënduar me Vaçe Zelën, çmim të pare,  “Nën kurorën e ullirit” , me Ema
Qazimin Cmim te trete, “Nusja e maleve”, me Irma Libohovën, çmim të
tretë, “Gjuha jonë”, çmim të tretë, “O Enver, o yll, o
dritë”, çmim të dytë, “Udhët e atdheut na thërrasin”, çmim të
tretë, ”Pragu i vegjelise” Cmim Te trete, ”Lumturia seshte dhurate” Cmim te
trete.

Myfarete Laze (Vekshari) lindi në Shkodër në 20 nentor 1959 në një familje me tradita të hershme atdhetare. Ajo e kaloi fëmijërinë në Shkodër dhe u rrit atje.

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re