Këngëtarja, Orgesa Zaimi ka treguar ditën e sotme se e gjithë familja e saj është infektuar me koronavirus.

Me anë të një postimi në Instagram, ajo ka uruar bashkëshortin për ditëlindje dhe shkruan se ata e kanë kaluar virusin.

Orgesa ka treguar se nuk kanë pasur asnjë problem nga infektimi dhe se për këtë gjë ndihen vërtetë të bekuar.

“Faleminderit për simpatinë e dashurinë tuja. Po, ne e kaluam Covid-19. Urojmë shërim për të gjithë dhe ndihemi të bekuar nga Zoti që për familjen tonë nuk pati pasoja. Jemi në dorë të Zotit”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re