Dorina Garuci, soliste në Operan e Vjenës dhe Bonni në një intervistë për “ABC News” ka folur aktivitetin e saj dhe skenën e munguar në këtë kohë pandemie. Garuci u shpreh se për shkak të koronavirusit shumë shfaqje i ka anuluar.

Garuci, këngëtarja që ishte pjesë e garës në “Ethet e së Premtes” ndonëse, jo shumë aktive në skenën muzikore shqiptare, po vazhdon një karrierë të suksesshme në Austri.

“Kjo situatë globale na ka përfshirë të gjithëve. Shfaqja nuk do të rikthehet janë anuluar ndoshta deri nën gusht nuk do të zhvillohet asnjë aktivitet. Por, gjithsesi të shpresojmë që të mos shkojë deri në fund të gushtit në Gjermani.

Ndërsa në Austri janë anuluar deri në fund të qershorit. Kam pasur plane deri në 2023, por për shkak të koronavirusit janë duke u parë akoma. Tani për mua është anuluar vetëm një shfaqje”, u shpreh Garuci.

Gjatë intervistës Garuci gjithashtu u shpreh se qytetarët e Austrisë dhe Gjermanisë janë shumë artdashës, ndërsa shtoi se ka pasur edhe protesta apo thirrje për artistët në këtë situatë pandemie.

“Austria ndoshta ka qenë ndër vendet e prekura më pak. krahasuar me vendet e tjera ka pasur një numër më të ulët të personave që kanë humbur jetën. Jemi vendosur në karantinë, por jo të detyruar, por jemi vetë-izoluar. Në 15 maj do të hapen edhe baret dhe restorantet. Qytetarët janë solidarizuar në respektimin e masave, por kanë pasur mundësi të jenë të lirë”, u shpreh Garuci.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re