Në mbledhjen e organizuar me përfaqësuesit e transportit publik, Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj paralajmëroi operatorët se nëse nuk do të rrisin cilësinë e transportit, do t’iu hiqet licenca.

“Linja e Kopshtit Zoologjik nxjerr nga marmita kancer e kjo s’ka lidhje fare me Covidin, kjo ka të bëjë me mjete të amortizuara, që janë skandal. Ju kam lënë afat deri në datën 30 tetor. Keni dhe 5 ditë kohë; ose ndryshe do humbisni licencën, siç e humbi “Ferluti”.

Të mbjellësh pemë te liqeni, të bësh korsi biçikletash, ta bësh liqenin vendin më të vizituar dhe ta rrethosh përveç pyllit orbital me blozë orbitale kjo është e patolerueshme. Ata autobusë prodhojnë kancer, dhe minimalisht për dinjitetin e fëmijëve tanë, ju s’duhet t’i nxirrni më ata autobusë”, theksoi Veliaj.”

Operatorët pranuan paketën e ofruar nga Bashkia e Tiranës që synon të ofrojë një shërbim më të mirë të transportit publik urban në kryeqytet. Paketa që Veliaj prezantoi përmbante: subvecnionimin e akcizës, subvencionimin e TVSH dhe gjithashtu një subvencionim në shumën e 1 milionë eurove. Ky takim i kyebashkiakut me operatorët vjen në një moment të vështirë, pasi linjat e transportit kanë përgjysmuar flotën e urbanëve me justifikimin se ishin në një gjendje të vështirë ekonomike.

(B.V/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re