Fundjava paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë së shtunës, por e diela shton vranësirat duke sjellë edhe shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat rriten të shtunën dhe më pak të dielën; vlerat minimale dhe maksimale gjatë fundjavës luhaten nga 8 në 27°C.

Europa në fundjavë vijon me shira në zonat lindore; po ashtu shirat do të përfshijnë edhe Mesdheun qendror dhe Ballkanin perëndimor ku herë pas here priten edhe stuhi me rrebeshe.

Temperaturat mbeten konstante të shtunën, por ulen ndjeshëm të dielën në veri, ndërsa do të ketë rënie të lehtë në pjesën tjetër të kontinentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re