Garcinia cambogia është një frut që rritet në Indi, Azi dhe disa rajone të Afrikës.

 E përdorur për një kohë të gjatë si barnë mjekësore, ky frut mendohet që sjell një sërë benefitesh në shëndetin tonë.

Një numër i madh studimesh kanë treguar që garcinia cambogia përmban përbërje me efekte anti-oksiduese. Garcinia cambogia përmban acid hidrocitrik ( një substancë që shpesh është diskutuar si një kurë natyrale që ndihmon në humbjen e peshës).

Përdorimi
Kur përdoret si një barnë që ndikon në humbjen e peshës, garcinia cambogia shpesh thuhet se redukton oreksin, përmirëson metabolizmin, parandalon krijimin e yndyrës dhe redukton yndyrën abdominale.

Në mjekësinë alternative, garcinia camobogia shpesh thuhet se mbron nga probleme shëndetsore si:
-Diabeti
-Diarre
-Sëmundje të zemrës
-Kolesterol i lartë
-Ulcera

Benefite:
Studimet mbi efektet shëndetsore të garcinia cambogia janë akoma të cunguara. Megjithatë ka disa prova që garcinia cambogia mund të ofrojë disa benefite shëndetsore të caktuara. Këtu kemi disa pika krysore:

1) Humbja e peshës
Ka akoma mangësi në studimet mbi efektivitetin e suplementëve që përmbajnë garcinia cambogia për humbjen e peshës. Por megjithatë janë disa studime që tregojnë që garcinia cambogia mund të ndihmojë kundër obezitetit. Një studim i vitit 2005 nga “Food and Chemical Toxicology” u pa që garcinia cambogia ndihmonte në luftën kur akumulimit të yndyrës në trup te minjtë.

Më pas një studim i 2008 nga “Bioscience, Biotechnology, and Biochemistry” zbuloi që garcinia cambogia ndihmon në reduktimin e yndyrës visceral te minjtë. (Një tip yndyre e lokalizuar në zgavrën abdominale, yndyra e brendshme mund të reduktojë shancet për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës apo diabetit kur ndodhet në sasi të tepërta.

2)Kolesteroli i lartë
Në një studim të vogël të publikuar në “Phytotherapy Research” në 2008, studiesit theksuan që përdorimi i garcinia cambogia në kombinim me “glukomanan” mund të ndikojë për të ulur nivelet e kolesterolit në njerëzit obezë.

Për studimin, 58 njerëz obezë morën placebo ose kombinim të garcinia cambogia dhe glukomanan për 12 javë. Në fund të studimit, pjesëmarrësit në e grupit patën një reduktim të nivelit të kolesterolit (Krahasuar me grupin e placebo-së).

Eshtë akoma e panjohur nëse garcinia cambogia vetëm mund të ndihmojë në reduktimin e kolesterolit. Eshtë e rëndësishme të theksojmë që kombinimi i garcinia cambogia dhe glukomamani dështuan në reduktimin e peshës së trupit në studimin e kryer.

 

 

3)Diabeti
Studimet kërkimore kanë sugjeruar që garcinia cambogia mund të ndihmojë në kontrollimin e diabetit. Një studim i 2003 i publikuar në “Fitoterapia” për shëmbull, testimet te minjtë zbuluan që garcinia cambogia mund të ndihmojë për të përmirësuar metabolizmin e sheqerit në gjak.

4)Ulcera
Garcinia cambogia mund t’ju ndihmojë të trajtoni ulcerën, sipas një studimi të bazuar te kafshet i publikuar në “Phytotherapy Research” në 2002. Në testimet që u bënë te minjtë, shkencëtarët zbuluan që garcinia cambogia mund t’ju ndihmojë të lehtësoni simptomat e ulcerës duke reduktuar aciditetin në stomak.

Kini kujdes:
Për shkak të mungesës së studimeve më të zgjeruara, pak dihet për sigurinë e përdorimit afatgjatë të garcinia cambogia. Megjithatë, janë disa shqetësime që garcinia cambogia mund të ndikojë në efekte anësore si shqetësime në stomak, marrje mendsh dhe dhimbje koke.

Suplementet nuk janë testuar për sigurinë, për shkak se suplementet dietike janë kryesisht të parregullta dhe përmbajtja e disa produkteve mund të jetë ndryshe nga ajo cfarë shkruhet në etiketë.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re