Skip to content

“Keni frike nga drejtësia”- Tabaku për nismën e Zonave të Mbrojtura: Maxhoranca i bën ligjet me porosi! Projektet strategjike të diskutohen në Parlament

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në fjalën e saj në seancën plenar, foli në lidhje me ndryshimet në Aktin Normativ për Buxhetin  2024.

Tabaku tha këto janë ndryshimet e para dhe  qëllimi shprehet në ndryshimin e fondeve për Portin e Durrësit dhe pas hyrjes në fuqi të taksës për profesionet e lira.

Ajo shtoi se e njëjta skemë u përdor edhe për Teatrin e Tiranës, që u premtua se do të ndërtohej me fonde, por në fund teatri do të ndërtohet me të njëjtën skemë si porti.

Po ashtu sipas saj e njëjta skemë u përdor edhe për 3 ligjet, që kanë të bëjnë me zonat e mbrojtja, investimet strategjike dhe menaxhimin  e zonave bregdetare.

Deputetja e PD theksoi se 3 ligje tregojnë atë që kanë atë kanë dhënë 3 vite më parë, bërjen e ligjeve me porosi dhe që dëshmon frikën nga drejtësia.

Jorida Tabaku: Përpara nesh ndodhet një akt normativ që vjen dy muaj pas nisjes së vitit. Qëllimi se pse është ndryshuar ky akt shprehet në ndryshimin e fondeve për portin e Durrësit.

Një rishikim i buxhetit që vjen pas hyrjes ne fuqi të taksës për profesionet e lira.

Kur pothuajse dy vite më parë në diskutuam 14 orë për kontratën e Portit të Durrësit, qeveria këmbënguli që porti do të ndërtohej jo me paratë e buxhetit.

Sot nuk ka vlerë për të diskutuar , ndryshimi i parë për buxhetin e shtetit kalon qindra milion euro për portin e Durrësit, që u premtua se nuk do të ndodhë.

E njëjta skemë u ndoq edhe me Teatrin e Tiranës, u premtua që do të ndërtohej me fonde, në fund edhe teatri do të ndërtohet më të njëjtën s’kemi. E njëjta skemë u përdor edhe për ligjin e zonave të mbrojtura, me pas të njëjtën formulë u shty ligji për investimet strategjike dhe së fundmi ligji që merret me menaxhimin e zonave bregdetare.

Këto 3 ligje tregojnë atë kemi vite që e themi, bërjen e ligjeve  me porosi dhe dëshmojnë frikën nga drejtësia.

Në këto 3 ligje ka një tendencë, përgjegjësia kolektive ndaj asaj individuale.

Unë besoj që sot qeveria po e shikon ekonominë dhe turizmin gabim. Kur synojmë të marrin investime serioze amerikanë duhet të respektojmë pronën publike dhe private e rregullat elementare të tregut të lirë .

Nëse ky projekt paska qenë kaq strategjik pse nuk erdhëm dhe ta diskutojmë këtu.

Ky zhvillim i turizmit duhet të vijë duke respektuar parimet dhe standardet.

Sot dhe nesër mbahet Këshilli Evropian, Shqipëria nuk është në agjendë. E kemi humbur mundësinë për të hapur negociatat dhe unë do kisha pritur edhe për këtë një diskutim në parlament.

“”