Skip to content

“Keni frikë të dilni nga Kuvendi”, Zhupa-deputetëve të mazhorancës në Komisionin e Kulturës: Jeni tmerruar nga populli, gjeni zgjidhje politike

Zhupa1 1

Kryetarja e Komisionit të Kulturës në parlament Ina Zhupa, në fjalën e saj foli dhe njëherë për protestat e studentëve dhe qytetarëve.

Zhupa tha se deputetët e mazhorancës kanë frikë që të dalin jashtë dyerve të Kuvendit.

Ajo shtoi se deputetët e PS-së janë tmerruar nga populli. Bëri thirrje që të gjendet zgjidhje politike, për të shpëtuar Shqipërinë dhe të ardhmen e saj.

Ina Zhupa: Qytetarët kanë të gjithë të drejtën e botës që të protestojnë dhe të kërkojnë një qeveri tranzitore, që jep mundësinë që të lexohet për herë të parë vota reale pas 14 vitesh.

Sa më shumë e vononi këtë gjë, aq më shumë i ndikoni për keq Shqipërisë qoftë në rrugën drejt BE-së, qoftë dhe në krijimin e një situate kaotike.

Keni frikë të dilni nga dyert e Kuvendit, sepse jeni tmerruar nga populli e ju gjuajnë me vezë. Nëse doni Shqipëri normale, jepni zgjidhje politike, që vendi të ecë në rrugën europiane.