Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka debatuar me anëtarin e Komisionit të Rithemelimit, Arben Ristanin lidhur me procesin e votimit për zgjedhjen e krerëve të degëve të PD-së.

Bardhi tha se PD-ja po zhvillon votime me një pjesëmarrje të ulët të demokratëve duke theksuar se kandidati fitues në një njësi në Tiranë zgjidhet me 10% të anëtarësisë.

Menjëherë ishte përgjigja e Ristanit i cili tha se pjesëmarrja në votime është sipas tij fantastike duke nënvizuar si më të lartën që nga viti 2013.

Debati Bardhi – Ristani:
Gazment Bardhi: “Pjesëmarrja komisioni që përfaqëson Rustani, në referendumin për Bashin u pretendua që në njësia 8 morën pjesë 770 anëtarë nga 1100 anëtarë sot u zhvilluan zgjedhje dhe morën pjesë 315 anëtarë, duke humbur mbi 400 anëtarë. Bëni vetë llogaritë sa është humbja e anëtarëve. Në një njësi tjetër në Tiranë në votime për kreun e degës nga 706 anëtarë dhe morën pjesë 470 anëtarë, këtu kanë humbur rreth 300 anëtarë. Gjithë dega ka 2 mijë anëtarë demokratë dhe fituesi është zgjedhur me 250 vota.

Ristani: “Pjesëmarja fantastike më e l;arta e kohëve të fundit në PD. Unë isha në Sarandë dhe dje pjesëmarrja në Sarandë ishte mbi 600 vetë më e larta e të gjithë kohërave pas 2013. Kjo tregon një parti që po ngrihet nga hiri si në 97’. Kriza po kalon dhe ky është një lajm shumë i mirë për shqiptarët.

Gaz Bardhi: Këta kanë merak vetëm karrigen

Ristani: Mos më ndërprit! Në Kuvend zgjidhet kryesia por do të përcaktohet edhe data e zgjedhjeve për kryetarin e ri dhe këtu mbyllet kriza e PD-së. Grupi parlamentar është i nderuar por është i Partisë Demokratike!

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re