Të gjithë aplikuesit e Lotarisë Amerikane, që tashmë presin rezultatet kanë mundësinë të shohin nëse janë fitues në linkun e mëposhtëm.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane i bën me dije aplikuesve se ata mund të shohin nëse janë fitues duke përdorur numrin unik të konfirmimit.

Gjithashtu u kërkon personave që do të rezultojnë fitues që më pas të drejtohen në një faqe konfirmimi, e cila do t’ju japë udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacionin mbi tarifat lidhur me emigrimin në Shtetet e Bashkuara.

“Nëse jeni përzgjedhur, ju nxisim të plotësoni sa më shpejt formularin për vizë DS-260”, njofton ambasada.

Njoftimi i plotë:

Rezultatet e programit të Lotarisë së Vizave DV-2021 janë tashmë online. Ju mund të kontrolloni statusin e aplikimit tuaj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikantit në faqen e internetit të Lotarisë në: https://dvlottery.state.gov/ duke përdorur numrin tuaj unik të konfirmimit.

Kjo është mënyra e vetme për të kontrolluar nëse aplikimi juaj është përzgjedhur. Nëse aplikimi juaj është përzgjedhur, ju do të drejtoheni në një faqe konfirmimi, e cila do t’ju japë udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacionin mbi tarifat lidhur me emigrimin në Shtetet e Bashkuara. Nëse jeni përzgjedhur, ju nxisim të plotësoni sa më shpejt formularin për vizë DS-260.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re