Në një lidhje më “ABC e mëngjesit” kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u shpreh se po punohet për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi. Veliaj theksoi se gjatë kësaj kohë është punuar dhe po punohet për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Më tej ai u shpreh se po bëhet dezinfektimi i pallateve, ndërsa theksoi se duhet shumë bashkëpunim me qytetarët.

Ndërsa sa i përket situatës së vështirë ekonomike të shkaktuar nga pandemia, Veliaj tha se 11 600 familje kanë marrë ndihmë ekonomike.

“Jemi në kushte anormale. Në qytetin e New York 68 mijë persona çdo natë janë të pastrehë, ndërsa në Tiranë numri i këtyre personave është 19. Këta 19 janë në qendrën socialë në Shkozë dhe ne atje kemi hapur qendrën sociale. Një pjesë tjetër kanë qenë kontigjent që përfitojnë nga aministia. Kemi të bëjmë me raste specifike. Në bashkëpunim me rezervat e shtetit, kemi bërë një patronazhim të 11 500 familjeve. Për herë të parë ne kemi grupe djem dhe vajzash që kanë adaptuar një gjysh apo një gjyshe”, tha Veliaj.

Tirana është në ditën e hallit, ekonomia është në ditën e hallit sepse shtresa e mesme është në pikë të hallit, si do të ringjallet ekonomia? Duhet të qarkullojnë të para?

Veliaj: Nëse bëhet hapje e parakohshme do të hidhet poshtë e gjithë puna.

Sa kohë mund të durojmë kështu?

Veliaj: Këtë nuk e di.

Veliaj: Jemi në kohë lufte.

Enkel Demi: Nuk është kohë lufte, keni llahtarisur njerëzit, është kohë pandemie dhe ankoheni përse blejnë njerëzit.

Veliaj: Ky është opinioni yt, unë e respektoj. Jemi duke punuar për një plan për rimëkëmbjen e qytetit. Parashikoj që nga Azia do të ketë një fluks rikthimi në Evropë. Ne kemi një skuadër të emergjencës që është duke përgatitur zonë ekonomike në Kashar.

Jemi nduke menduar një plan intensiv për të joshur kompani, për ti mbajtur kostot e ulëta dhe për të mos qenë larg Europës.

Enkel Demi: Këtë po e bën Bashkia e Tiranës apo qeveria?

Veliaj: Kjo është një nismë e Bashkisë së Tiranës.

Si mund ta rivitalizojmë ekonominë?

Veliaj: Rrëzohemi, por rrëzohemi me këmbë në tokë. Tirana besoj do të ringjallet më shpejt. Jam besimtar që i vetmi vend demokratik është sheshi. Por nëse do të gabojmë dhe zelli për të rihapur gjërat do të ishte gabim fatal. A do të duhet të bëjmë një program shumë agresiv për aktivitetet, për këtë po punohet dhe do ti besojmë profesionistëve. Do të kemi kalendarin më agresiv të aktiviteteve që ka parë Tirana.

Në Tiranë kemi 193 të prekur, në vendet ku situata është shumë më e rëndë, njerëzit nuk janë në këtë lloj karantine. Përse duhet të jetojmë kaq të izoluar kur të dhënat flasim shumë më mirë se sa lufta?

Veliaj: Ne nuk i kemi kapacitet për të përballuar dhe e vetmja armë që ne kemi është parandalimi. Ndryshe është situata në Itali si mentalitet. Mentaliteti gjerman nuk është i njëjtë me mentalitetin shqiptar, jemi shumë energjik, kalojmë shumë kohë në grup.

Nuk ka të bëjë vetëm demografia e moshës, por edhe struktura  e mentalitetit. Nuk e marrim dot riskun për ta liruar siç mund ta ketë bërë një vend nordik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re