Kreu i Bashkisë të Tiranës, Erion Veliaj në emisionin “ABC e mëngjesit” në ABC News deklaroi se jemi në një kohë lufte. Por, gazetari Enkel Demi u shpreh se me këtë termin “luftë” qeveria ka llahtarisur njerëzit, pasi sipas tij tani jemi në një kohë pandemie. Sa i përket çështjes së ekonomisë, Veliaj u shpreh se  është duke punuar për një plan për rimëkëmbjen e Tiranës. Veliaj theksoi se  një skuadër të emergjencës  është duke përgatitur një zonë ekonomike në Kashar.

Biseda:

Enkel Demi: Tirana është në ditën e hallit, ekonomia është në ditën e hallit sepse shtresa e mesme është në pikë të hallit, si do të ringjallet ekonomia? Duhet të qarkullojnë të para?

Veliaj: Nëse bëhet hapje e parakohshme do të hidhet poshtë e gjithë puna.

Enkel Demi:Sa kohë mund të durojmë kështu?

Veliaj: Këtë nuk e di. Jemi në kohë lufte.

Enkel Demi: Nuk është kohë lufte, keni llahtarisur njerëzit, është kohë pandemie dhe ankoheni përse blejnë njerëzit.

Veliaj: Ky është opinioni yt, unë e respektoj. Jemi duke punuar për një plan për rimëkëmbjen e qytetit. Parashikoj që nga Azia do të ketë një fluks rikthimi në Evropë. Ne kemi një skuadër të emergjencës që është duke përgatitur zonë ekonomike në Kashar. Jemi nduke menduar një plan intensiv për të joshur kompani, për ti mbajtur kostot e ulëta dhe për të mos qenë larg Europës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re