Modeli i ri i patentave që janë aplikuar nga 24 janari i vitit 2017, kanë një problem.

Ato nuk njihen nga shtetet me të cilat Shqipëria ka marrëveshje, pasi këto marrëveshje janë nënshkruar për modelin e vjetër të patentave.

Aktualisht, Shqipëria ka disa marrëveshje të nënshkruara për njohjen reciproke dhe konvertimin e lejeve të drejtimit. Ndërkohë që për të gjitha ato vende, me të cilat nuk ka një të tillë, është e domosdoshme pajisja me leje drejtimi ndërkombëtare.

Polikron Muço që jeton në Firence, pas marrjes së patentës së re që doli në vitin 2017 në një format të ri, ashtu siç janë edhe standardet europiane, kërkoi që ta konvertonte në Itali. Aplikoi për konvertimin e patentës së re, ashtu siç kishte bërë më parë, por kësaj here hasi në vështirësi.

Shteti italian, për shkak të ndryshimit të modelit të lejes së drejtimit, nuk e njeh atë. Ai shpjegon për “Fiks Fare” se në Firence i kanë thënë se konvertohen vetëm lejet e drejtimit në formatin “card”, që në Shqipëri janë lëshuar nga 1 korriku i vitit 2005 deri në vitin 2016. Për modelin e ri të patentave, autoritetet atje i janë shprehur se nuk janë njohur nga shteti shqiptar.

Shqetësime në lidhje me njohjen e patentave, emigrantët shqiptarë kanë pasur edhe në Gjermani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re