Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës gjatë Konferencës së Kryetarëve, duke deklaruar se Kuvendi po shndërrohet në një “rreshtore” të Partisë Socialiste dhe se nuk po respektohen rregullat e parlamentarizmit.
Ajo e cilësoi sjelljen e maxhorancës si një shkelje të rëndë të rregullores, duke theksuar se ky veprim është një dështim i qeverisjes dhe një kërcënim për funksionimin e institucioneve.
“Ju këtu jeni thjesht një zgjatim i qeverisë. Por minimalisht duhet të respektoni rregulloren. Ky është një detyrim kushtetues dhe rregullator,” u shpreh Zhupa, duke kritikuar ashpër mungesën e hapësirës për debat në Kuvend.
Ajo shtoi se ka rënë parlamentarizmi, duke bërë thirrje për rikthimin e një sistemi të drejtë dhe transparent.
Sipas saj, Kuvendi është kthyer në një “rreshtore të grupit të Partisë Socialiste”, ndërsa deputetët e PD-së do të vazhdojnë të përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe të ngritin shqetësime të rëndësishme për të ardhmen e vendit.
Në vazhdim, deputetja Zhupa akuzoi ish-ministren e Bujqësisë, Frida Krifca, për keqpërdorim të fondeve të OLAF-it, një organizatë e cila mbikëqyr përdorimin e fondeve të BE-së.
Ajo e akuzoi Krifcën për vjedhje të fondeve dhe për ndërtimin e vilave luksoze në zonën e Dhërmiut, duke përdorur para nga programet e mbështetura nga BE.
Ina Zhupa: Nuk u surprizova. Ju ketu jeni zgjatim i qeverisë. Por minimalisht duhet të respektoni Rregulloren.
E keni detyrim kushtetues dhe rregullator. Keni krijuar një standard ku nuk pranoni asnjë debat. Ka rënë parlamentarizmi, duke e kthyer Kuvendin në një rreshtore të grupit të Partisë Socialiste.
Ju jeni rreshtorë, ndërsa ne jemi deputetë që përfaqësojmë interesat e qytetarëve dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.
Ka një moment ku nuk jam dakord me z. Bardhi, kur thotë se nuk keni bërë asgjë për fondet IPARD. Keni bërë! Pasi vodhi fondet, Keni marrë znj.
Krifca dhe e keni bërë nga drejtoreshë, ministre nga ministre, këshilltare në Kryeministri. Ndërkohë, me fondet e Bashkimit Evropian, ngrihen vila në Dhërmi.
