Kryeministri Edi Rama ishte sot në një takim me qytetarët në Mat, ku foli për politikat sociale të socialistëve në rast të një mandati të katërt.

Rama nuk la pa ironizuar opozitën e bashkuar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Kryeministri iu tha matjanëve se dikur kanë pasur Mbretin Zog, e tani iu duhet të votojnë për Kujtim Gjuzin.

Rama tha se madhështorët bënë çmenduri me pensionet, ndërsa PS synon që pensionin minimal ta çojë 200 euro.

“Nuk përmenden që ka pensione që janë 500 mijë lekë. Ndërkohë që të tjerët për të njëjtat vite punë, për të njëjtën punë, që ka dalë në pension përpara reformës marrin pension 200 mijë lekë. Pse? Sepse nuk u bë politikë pensionesh. U bë çmenduri. U nxorën njerëzit në pension që 40 vjeç.

U vu një tavan, nuk kishte më rëndësi për sigurime shoqërore. Këta që janë në shtresën, kategorinë e viktimave të këtyre madhështorëve. Të ketë pasur Naltmadhninë dhe të votosh Kujtim Gjuzin. Ata e bënë këtë. Bonuset janë rritur në mënyrë të ndjeshme. Kemi dhënë 160 mln euro, cash për pensionistët. Nuk janë pak për këtë shtet, por as shumë për ta. Do synojmë që pensionin minimal ta çojmë 200 euro dhe mestararin 400 euro. Në fund të ditës kjo është një histori lekësh”, tha Rama.

Rama u shpreh edhe për pasaportën europiane, që sipas tij nuk është një mjet udhëtimi por një status i ri për çdo shqiptar.

“Flas përditë për pasaportën europiane dhe ka shumë njerëz që e ngatërrojnë me udhëtimet. Pasaporta që kemi sot është mjet udhëtimi. Ti lëviz, por nuk ndalon dot më gjatë se duhet të kthehesh. Pasaporta europiane është status tjetër. Staus i ri për çdo qytetar shqiptar, status i barabartë qytetarie. Siç është pasaporta status i ri, hyrja në BE është status i ri kombëtar dhe shtetëror. Ku lidhet kjo pensionet?

Me hyrjen në BE na krijohet një mundësi e re. Përfitojmë buxhet ekstra. Është i ndarë në 2 kategori, ata që kontribuojnë, themeluesit dhe ata që janë përfituesit, të rinjtë që futen. Ne sot kemi patur mbështetje të vazhdueshme nga BE. Kemi marrë si mbështetje 1 mld e diçka më shumë. Në momentin kur bëhemi anëtarë të BE-së, marrim 1 mld euro çdo vit. 1 mld që kemi marrë ndër vite, janë kredi, janë borxhe. Vijnë përmes financimeve nga BERZH. Ndërkohë që 1 mld që vjen si anëtar 90% është grant. Është si qeveria në Tiranë që mbështet bashkinë në Mat, jep para si grant. Nuk falin lek, i investojnë tek vetja e vet”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko