Skip to content

Keni për të regjistuar fëmijët në shkolla? Rama: Tashmë nuk është nevoja për të mbledhur një tufë me letra dhe për të mbajtur rradhë, ja sesi do të procedohet (VIDEO)

Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetin e tij social ‘facebook’, kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin se tashmë regjistrimi i fëmijëve në shkolla mund të bëhet në mënyrë elektrtonike falë portalit ‘e-albania’.

Ai thotë gjithashtu se kjo metodë e re regjistrimi shmang rradhët e gjata dhe mbledhjen e tufave me letra për të kryer regjistrimin e fëmijëve.

“Mirëmëngjes. Me lajmin e mirë se erdhi dita të regjistrojmë fëmijët në shkolla, por pa mbledhur më një tufë me letra nëpër duar e pa mbajtur më radhë në asnjë derë institucioni arsimor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në krye të videos së publikuar.

/faxweb