Këtë fundjavë, mos u mendoni dy herë nëse doni të udhëtoni. Pjesa më e madhe e vendit do të jetë me diell, ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër do ketë reshje të dobëta shiu.

Sipas IGJEUM, Lumi Buna ka filluar rritjen e nivelit që prej datës 03.11.2019 dhe mund ti afrohet nivelit kritik, por nuk do ketë dalje nga shtrati.

Sa i përket temperaturave, nesër (16 nëntor 2019) do të arrijnë:

në bregdet: 14 / 21 °C

në vendet e ulëta: 13 / 20 °C

në vendet malore: 5 / 16 °C

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko