Moti –  E shtune, 14 Shtator 2019

Zhvillimi i një qëndre e presionit të lartë atmosferik në europën qëndrore me ndikim deri në vendin tonë ka bërë që moti të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta POR me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta paraqiten zonat malore.

 

Parashikohet që pasditja duke përfshirë dhe natën të karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme.

 

Temperaturat e ajrit do të pësojne rritje në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 13°C deri në 34°C.

 

Era do fryjë mesatare ne toke dhe e forte ne det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.

 

Burimi: MeteoAlb

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re