Kjo fundjavë pritet të jetë “e lëkundur” për sa i përket kushteve atmosferike.

Meteorologia, Adiola Bami bën me dije për abcnews.al se dita e shtunë pasdite do të ketë vranësira në zonën e alpeve, ku pritet edhe ndonjë shi i izoluar.

Ndërsa e diela do të jetë me kthjellime në zonat bregdetare, kurse pjesa tjetër e territorit do të ketë herë pas here kalime vranësirash. Reshjet mbeten sërish të izoluara në skajin verior dhe zonat veri-lindore

“Sot dhe gjatë fundjavës mbetemi nën ndikimin e temperaturave të larta në territorin shqiptar, ku vlerat minimale do të luhaten 10-11 gradë celcius në zonat malore, ndërsa maksimumi në qytetet më të nxehta si Tirana, Elbasani, Berati, Kuçova, Gjirokastra dhe Tepelena gjatë kësaj fundjave do të nxisin termometrin në 30-31 gradë celcius.

Për sa i përket kushteve të motit, sot do të paraqitet me diell në të gjithë territorin shqiptar, e shtuna na sjellë diell gjatë pjesës së parë, ndërsa pasditja dhe mesdita do të sjellin zhvillim të vranësirave lokale në zonën e alpeve, ku pritet edhe ndonjë shi i izoluar. E diela do të jetë me kthjellime në zonat bregdetare, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë herë pas here kalime vranësirash, ndërsa reshjet mbeten sërish të izoluara në skajin verior dhe zonat veri-lindore”.

Në territorin e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, do të paraqitet një situatë e ngjashme.

“Përsa i përket kushteve atmosferike në territorin e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, sot mbeten në ndikimin e motit me diell, po ashtu e shtuna sjell mot të kthjellët në pjesën e parë të ditës dhe mesdita dhe pasditja na sjellin herë pas here kalim vranësirash edhe pse nuk priten reshje. Vlen të theksojmë që dita e dielë në territorin e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut nis me kthjellime, por mesdita dhe pasditja do të sjellin kthjellime vranësirash, ku priten reshje afatshkurtra shiu”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re