Policia e Shtetit ka informuar të gjithë shtetasit shqiptar mbi informacionet që duhet të kenë parasysh në qoftë se kanë planifikuar një udhëtim jashtë territorit të vendit, gjithmonë duke iu referuar shtetit pritës.

Ndërkohë njofton se për të udhëtuar drejt Shqipërisë kufiri mbetet gjithmonë i hapur sipas rregullave në fuqi.  Ndërsa për sa i përketë lëvizjes në vendet e tjera të zonës Schengen, nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e tyre.

Njoftimi i plotë i policisë:“Policia e Shtetit njofton se situata e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në kufi, paraqitet: Me Kosovën lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë.

Me Malin e Zi mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR. Nëse ēshtë njē grup mbi 10 vetē, testi kryhet nga autoritetet malazeze në kufi. Me Maqedoninë e Veriut lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë. Me Greqinë lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke.

Me vendet e tjera të zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve. Për të udhëtuar drejt Shqipërisë kufiri është i hapur pēr të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi”, njofton policia.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re