Nëse dietës suaj i mungojnë lëndët ushqyese thelbësore, mund të ndikojë në aftësinë për t’u përqendruar. Nuk mund të mohohet se ndërsa plakemi, trupi ynë plaket bashkë me ne. Lajmi i mirë është se mund të përmirësoni shanset për të mbajtur një tru të shëndetshëm nëse shtoni ushqime dhe pije “të zgjuara” në dietën tuaj.

Kafeina: Nuk egziston asnjë magji për të rritur IQ-në ose për t’ju bërë më të zgjuar, por kafeina jep energji dhe ndihmon të përqendroheni. Mund ta gjeni lehtësisht në kafe, çokollatë, pije energjike apo dhe disa ilaçe, megjithatë efektet janë afatshkurtra.

Sheqeri: Sheqeri është burimi i preferuar i karburantit të trurit,  jo sheqeri i tryezës, por glukoza, të cilën trupi e përpunon nga sheqernat dhe karbohidratet që hani. Kjo është arsyeja pse një gotë lëng portokalli ose një lëng tjetër frutash mund të ofrojë një nxitje afatshkurtër për kujtesën, të menduarit dhe aftësinë mendore.

Peshku: Një burim proteinash i lidhur me një nxitje të madhe të trurit është peshku i pasur me acide yndyrore omega-3 që janë kyçe për shëndetin e tij. Këto yndyrna të shëndetshme kanë fuqi të mahnitshme të trurit: Një dietë me nivele më të larta të tyre është lidhur me rrezik më të ulët të demencës dhe goditjes në tru. Ato mund të luajnë një rol jetik në përmirësimin e kujtesës, veçanërisht kur plakemi. Për shëndetin e trurit dhe zemrës, rekomandohet të hani dy racione peshk në javë.

Arra dhe çokollatë: Arrat dhe farat janë burime të mira të vitaminës E antioksiduese, e cila është lidhur në disa studime me më pak humbje të kujtesës me kalimin e moshës. Çokollata e zezë gjithashtu ka veti të tjera të fuqishme antioksiduese dhe përmban stimulues natyralë si kafeina, të cilat rrisin fokusin.

Avokado dhe drithëra të plota: Çdo organ në trup varet nga qarkullimi i gjakut, veçanërisht zemra dhe truri. Një dietë e pasur me drithëra dhe fruta si avokado zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe ul kolesterolin e keq. Drithërat integrale, si kokoshkat dhe gruri i plotë, kontribuojnë gjithashtu në fibra dietike dhe vitaminë E.

Boronicat: Studimet tregojnë se boronicat ndihmojnë në mbrojtjen e trurit dhe zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve, si Alzheimer./ webMD

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re