Skip to content

Keni probleme me shtyrjen e kredive? Banka e Shqipërisë ndërmerr një tjetër hap në ndihmë të qytetarëve

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar iniciativën më të fundit të Bankës së Shqipërisë për tu ardhur në ndihmë të gjithë atyre personave të cilët kanë probleme me shtyrjen e kredive.

Ata të cilët janë prekur financiarisht nga pandemia COVID-19, e që nuk po arrijnë q të shtyjnë kestet e kredive, do të kenë mundësi që të bëjnë një ankesë në Bankën e Shqipërisë, nëse nga banka me të cilët kanë marrëdhënie nuk është gjetur mirëkuptimi.

“PËR TË GJITHË ATA QË HASIN PROBLEME ME BANKAT PËR SHTYRJEN TREMUJORE TË DETYRIMEVE NGA KREDITË, BANKA E SHQIPËRISË KA VËNË NË DISPOZICION NJË KANAL ANKESASH NË FAQEN E VET:

Udhëzim i Bankës së Shqipërisë, për qytetarët dhe bizneset për riskedulimin e kësteve të kredisë me subjektet kredimarrëse

Në vijim të njoftimeve të mëparshme, Banka e Shqipërisë rithekson se qytetarët dhe bizneset, gjendja financiare e të cilëve është ndikuar negativisht nga situata e krijuar nga Covid-19 dhe njëkohësisht janë klientë kredimarrës në banka ose subjekte financiare jobanka, kanë mundësi të aplikojnë për procesin e riskedulimit të kësteve të kredisë pranë këtyre subjekteve.

Fillimisht ju nevojitet të aplikoni për shtyrje të afatit të kësteve të kredisë duke shpjeguar vështirësitë financiare si pasojë e situatës së krijuar, tek secila nga banka/subjekte ku keni kredinë.

Për çdo rast, nëse nuk gjeni mirëkuptim me bankat/subjektet ku keni kredinë mund t’i drejtoheni Bankës së Shqipërisë, për të zgjidhur këtë situatë duke na shkruar në adresën e email-it:

🟢[email protected]

Lutemi të specifikoni konkretisht emrin e bankës/subjektit me të cilin keni një marrëdhënie kredie, shpjeguar vështirësitë tuaja financiare si pasojë e situatës së krijuar dhe vënë në dispozicion korrespondencën e plotë që keni pasur me bankat/subjektet.”, shkroi Rama në Facebook.