Skip to content

“Keni qasje skandaloze!” Rama kritikon qeverisjen vendore

ghjgyh sd

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në mbylljen e ditës së parë të dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural.

Rama kritikoi qeverisjen vendore duke thënë se kanë një qasje skandaloze ndaj blegtorëve në raport me burokracinë që u vendosin për nevojat që kanë. Ai shtoi se qeverisja duhet t’u lutet blegtorëve dhe jo e kundërta.

“Ndërkohë që ishte e tmerrshme që të dëgjosh eksperiencat e blegtorëve për qeratë e kullotave, qasja e strukturave të qeverisjes vendore për qeratë e kullotave ishte skandaloze.

Përveç përpjekjeve që duhet të bëjnë blegtorët në kushtet e një sektori që ka shumë probleme, duhet të përballojnë edhe burokracinë në nivelin vendor dhe duhet ta ndryshojmë menjëherë.

Ne duhet t’i lutemi blegtorëve, jo të na luten për kontratën e kullotës.

Çështja për një paketë blegtorale të diskutohet dhe t’i ftojmë në Cajup kur ta kemi gati”, tha Rama.