Gazetarja Klodiana Lala ka debatuar ashpër me Agron Kapllanajt në lidhje me incidentin e ndodhur një ditë më parë me hetuesit e BKH, ku njerëz të ish kryebashkiakut të Mallakastrës u përplasën me punonjësit.
Lala akuzoi Kapllanajn se fisi i tij ka shtrirë tentakulat në qytetin e Fierit dhe marrin informacione nga policia, duke shkelur kështu ligjin.
“I pari që duhet të jepni llogari për këtë gjë jeni ju që merrni dhe nënshtroni policinë, merrni informacion të paautorizuar dhe të dhëna sensitive për qytetarët”- tha Lala në emisionin “Open”.
Klodiana Lala: Kemi të bëjmë me një grup të fortësh në qytetin e Fierit, siç po e tregoni ju fisin tuaj që shkon dhe kontrollon çdo rrëncë për të gjetur një makinë se qenkan ndjerë të kërcënuar sepse nuk kishin besim të policia e shtetit dhe policia ju jepte informacion. Mos ja thoni këto gjera njeriu, Ata mund të ishin njerëz të thjesht dhe nuk do ta gjenin kurrë të drejtën në mënyrën sesi ju silleni ne atë qytet, në mënyrën sesi ju keni shtrirë tentakulat në atë qytet. Rastisën që janë të BKH, sepse ju do ta kishit shkrirë popullin e thjeshtë. Trup për ju që i thoni. I pari që duhet të jepni llogari për këtë gjë jeni ju që merrni dhe nënshtroni policinë, merrni informacion të paautorizuar dhe të dhëna sensitive për qytetarët.