Ju nevojiten:
Uthull molle
1/2 filxhan tul Aloe Vera
1/2 filxhan karrota

Perdorimi:

Pritini imet karrotat dhe vendosini në blender.
Shtoni Aloe Vera dhe përziejini deri sa të përfitoni masë homogjene. Pastaj, shtoni uthull molle për të ndërtuar një masë më të butë. Ruajeni atë në një enë të vogël e cila do t’jua bëjë të lehtë përdorimin.
Përhapni pak përzierje në zonat e prekura në këmbë dhe mbajini këmbët lart, për gjysmë ore. Më pas, lajini me ujë të ftohtë.

Ky trajtim do të japë efekte të shpejta dhe të dukshme dhe do të trajtojë plotësisht shqetësimin me kalimin e kohës. Bëjeni për 6 javë rradhazi, ose më shumë nëse i keni shumë të dukshme variçet.
Përveçse do t’i zhdukë damarët e kapërcyer dhe me ngjyra, këmbët tuaja do të jenë super të hidratuara! Për më tepër, masazhi do të jetë ndihmë e madhe, nëse kombinohet me këtë trajtim.
Megjithatë, nuk duhet të masazhoni direkt mbi variçe, por filloni të fërkoni këmbët me gishta, dhe ngadalë lëvizni drejt variçeve duke i shtypur butësisht. Për efekt të mirë, ngrini këmbët në një kënd 45 gradë dhe të përdorni disa pika vaj esencial të cilat do të lehtësojnë procesin e masazhimit.

Ju mund të përdorni vaj esencial dëllinje, pasi ajo është një nxitëse e shkëlqyer, si dhe vaj esencial selvi, e cila redukton grumbullimin e lëngjeve fluide dhe ndihmon qarkullimin e gjakut.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re