Skip to content

Keni vendosur të shkoni në plazh në fundjavë? Ja si do të jetë moti të shtunën dhe të dielën

Nëse keni vendosur që fundjavën ta kaloni në bregdet mos i ndryshoni planet, pasi edhe kushtet atmosferike do të jenë favorizuese.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë me dije se moti do të jetë i kthjellët e ne vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit.

Në veri e veriperëndim në mesditë vranësirat do të marrin karakter zhvillimi duke u pasuar nga reshje shiu të karakterit lokal në intervale të shkurtra kohore.

Era do të jetë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi 1-6m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare në jug do të fitojë intensitet deri në 12m/s

/shqip