Kryetari i Grupit Parlametar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi në fjalën e tij për procedurë në seancën planerë, i ka kërkuar kryeparlamentares shpjegim se pse është bllokuar kërkesa e opozitës për mocion me debat në lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike.

Bardhi tha se PD ka shprehur shqetësimin që lufta e qeverisë ndaj këtij fenomeni ka ceduar dhe ka favorizua grupe  kriminale, duke sjellë çështjen e Olsi Ramës.

Bardhi: Në shkelje të rregullores ju anashkaluat një çështje që është shqyrtuar në konference e kryetarëve, në kundërshtim me rregulloren keni vendosur mos e sillni ne seance. Duhet te respektoni atë dispozitë që u aplikua në Konferencën e Kryetarëve.

Grupi i PD, ka paraqitur kërkese për mocion me debat  në lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike në Shqipëri.

Duke shprehur dhe shqetësimin qe lufta e qeverise ne raport me kete fenomen ka ceduar duke favorizuar grupe kriminale.

Për këtë kemi sjelle, rastin e vëllait të kryeministrit Olsi Rama, sa i takon laboratorit në Xibrakë.

Ju keni vendosur t’i hiqni  cdo  mundesi kontrolli opozitës. Kur e bllokon  ju keni detyrimin, të jepni shpjegime pse e bllokoni, të dilni hapur si avokat i Ramës ne kemi detyrimin të informojnë seancën për 10 minuta sepse duhet të ndodhë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re