Krej befas, krejt papandehur, ka lënë këtë botë Artur Zheji, një prej emrave të njohur të gazetarisë shqiptare. Raportohet se ai ka qenë duke drekuar me familjen në një restorant në Sarandë kur në një moment nuk është ndjerë mirë. Çuarja në spital nuk ka patur asnjë vlerë për jetën, pasi nuk ka mundur ta vijojë atë. Sipas versionit zyrtar, ka pësuar një atak kardiak.
Artur Zheji ishte i biri i gjuhëtarit Petro Zhejit dhe i aktores Besa Imami. E nisi karrierën si dramaturg në fundi në viteve ‘80 e fillimet e ‘90-ës, por do i përkushtohej gazetarisë viteve në vijim, sidomos asaj të shkruarës.
Aktulisht drejtontë një emision-debat në Ora News. Artur Zheji ishte 63 vjeç. /tesheshi.com/


