Skip to content

Këputet kavoja e teleferikut, tragjedi në Itali

Një rrëzim kabine teleferiku në Itali ka çuar në jetëhumbjen e 9 personave që ndodheshin në të, mes tyre dhe dy fëmijë. Kabina ra në një zonë të ashpër dhe të pyllëzuar në Stresa Mottarone në Torino.

Aksidenti është shkaktuar nga këputja e kavos, në pjesën më të lartë të rrugës e cila, duke filluar nga Liqeni Maggiore arrin një lartësi prej 1,491 metrash. Udhëtimet zgjasin rreth njëzet minuta.

Këputja ndodhi 300 metra nga maja e malit ku është stacioni i mbërritjes. Kabina u shemb në një pjesë të pyllëzuar dhe të paarritshme, ku operacionet e shpëtimit nuk janë të lehta. /