Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi në një intervistë për Panorama TV, është shprehur se përçarja e partisë ndikoi në humbjen e zgjedhjeve vendore të 14 Majit.

Ai u shpreh se aty ku ka pasur unifikim të partisë ka pasur më shumë rezultat, ndërsa “pjesa tjetër është për të ardhur keq”.

Korreshi theksoi se “dalja me dy këshilla bashkiakë ishte e frikshme, ndërsa dalja me dy kandidatë ishte vrastare”, duke shtuar se u braktisën nga elektorati gri dhe ai demokrat.

Saimir Korreshi: “Elbasani kishte pritshmëri, Durrësi kishte fushatë të jashtëzakonshme. Përgëzoj Fisnik Qose. Keqardhje për Rrogozhinën e Belshin sepse rezultati është përmbysur nga kutitë e burgut.

Ka dhe një gjë tjetër, e dinim që do t’i vidhte. Por opozita nuk bëri mjaftueshëm për të ndaluar këtë makineri. Kishin muaj e muaj që përgatitej mazhoranca, që kontaktonin njerëzit.

Përçarja që kishte PD, dalja me dy këshilla ishte e frikshme, ndalja me dy kandidatë ishte vrastare.

Kjo dëmtoi shumë frymën në bazë, aty ku ka pasur unifikim të partisë ka pasur më shumë rezultat, pjesa tjetër është për të ardhur keq.

Ne jemi parti fryme, që e përcjellim tek pjesa gri, Këtë frymë nuk e përcollëm dot as te pjesa gri as tek njerëzit tanë. Nuk çuam dot elektoralit tonë në kutitë e votimit, nuk sollëm dot njerëzit nga jashtë. Pjesa gri na ka braktisur, ka parë terezinë e vet, të mos bëhej palë me humbësin, në këtë rast ne.

Ata s’kanë dashur që të votojnë partinë e tallavasë, por nuk kishin alternativë fituese.

Kanë dalë të votojnë administrata publike dhe ata që kanë pasur ata në formularë.

Pjesa tjetër e demokratëve kanë dalë pak. Në 2025 do jetë rezultati më keq.

U humb bastioni i djathtë?

Njerëzit janë treguar pragmatistë, kanë zgjedhur të bëjnë aleancë me fituesin.

Edhe ata të PD-së?

Pjesa gri dhe një pjesë e demokratëve, ose kanë vendosur që të qëndrojnë në zgjedhje.

Ose na kanë dhënë mësim neve që gjeni zgjidhje ose rrini si ne në shtëpi. Kanë bërë premtime jashtë çdo lloj logjike, kjo makineri dihej ka ndodhur. Ne nuk dolëm me rezultatet tona.

PD në zgjedhjet e 25 prillit ka marrë mbi 17 mijë vota dhe LSI 2500. Kurse këtë herë kemi marrë në total diku tek 14 mijë vota.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re