Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu ka reaguar në lidhe me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. Me anë të një postimi në Facebook, Shehu thotë se kjo bëhet për të hequr vëmendjen e deformuesit e vërtetë të demokracisë.

Sipas Shehut, një “aksion te tille qesharak ne pamje, por tragjik ne përmbajtje per katandisjen e nivelit te shtetit ligjor  dhe keqpërdorim të tij”.

Ndërsa akuzat se ai blen vota, sipas Tritan Shehut janë qesharake, pasi ai sjell raste konkrete ku mazhoranca tenton të blejë vota.

Reagimi i Tritan Shehut

Opozita po blen vota- akuze qesharake e tragjike!

Pamje alarmuese ato te “rembimit” mbrëmë nga policia te kandidatit ne Himare.

Imitim qesharak i veprimeve anti terrorite, diku ne Bote!

Pikërisht për te fshehur deformuesit e vërtetë te demokracisë, per te hequr vëmendjen nga e vërteta:

—Blerjen e votave, presionet mbi administraten e biznesin, njerezit ne terresi, “investimet” korruptive elektorale, etj, vepra anti ligjore te ketij regjimi.

Pse nuk hetoni ne Qarkun e Gjirokastrës, kemi deklaruar disa here shkeljet!

Ne Libohove pa asnje tabele, transparence, hidhet nje pseudo asfalt, nga nje kompani qe nuk do te identifikohet.

Por thuhet “Kapllani”!

Po keshtu edhe ne Gjirokaster vijne makina me beton pa asnje kriter…

E njejta gjendje ne Permet, Kelcyre, Memaliaj etj…

A nuk eshte kjo nje tentaive “blerje” votash?!

Me cfare fondesh e projektesh keto, kush paguan e kush po vjedh ketu?!

Opozita po i ben????!!!!

Ashtu si po ndodh edhe me para te “thata”, por asnjë hetim nuk ka.

Ne Memaliaj ndalohen aktiviste te opozites vetem se po bejne fushate normale…e me tej policia ne komunikate fallsifikon realitetin.

Janë publike keto, por asgje me tej, askush nuk leviz nga organet, qe duhej.

Ndersa sot pashe nje “aksion” te tille qesharak ne pamje, por tragjik ne përmbajtje per katandisje e nivelit te shtetit ligjor..

Keq perdorimin ekstrem te tij.

Megjithatë askush nuk mund ta ndryshoje rezultatin e 14 Majit.

Fitoren e Opozitës, Koalicionit tone, te PD ne qender te tij!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re