Komiteti i Senatit Italian ka aprovuar një kërkesë të gjykatës për të hetuar liderin e LEGA-s Matteo Salvini, e cila mund të çojë në një gjykim ndaj tij.

Ai u akuzua për bllokim të paligjshëm të migrantëve në mol vitin e kaluar.

Salvini ishte ministri i Brendshëm në atë kohë, duke premtuar se do të ndalonte emigracionin nga Afrika.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të vuajë deri në 15 vjet burg, dhe po ashtu t’i ndalohet mbajtja e ndonjë detyre zyrtare.

“Do të shkoj në gjyq me kokën lart për popullin italian”, u tha Salvini mbështetësve të tij.

“Nëse më arrestojnë mua, ata do të duhet të gjejnë një burg mjaft të madh për të gjithë ne.”

Në korrik të vitit 2019, Salvini urdhëroi që 131 migrantët e shpëtuar të qëndrojnë në bord në Siçili për gjashtë ditë derisa vendet e tjera evropiane të bien dakord që t’i marrin.

Një gjykatë në Catania, e specializuar për hetime kundër ministrave, muajin e kaluar rekomandoi që Salvini të gjykohet për ndalimin e paligjshëm të migrantëve në anijen e Gardës Bregdetare “Gregoretti”.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re