Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës për Alfred Kazanxhiun, i cili akuzohet për keqtrajtim të mituri, pasi ka rrahur djalin 3-vjeçar të bashkëjetueses së tij.

Ngjarja ka ndodhur në prillin e dy viteve më parë, kur i mituri u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës me dëmtime, për shkak të dhunës fizike.

Alfred Kazanxhi u dënua nga gjykata me 12 vjet burg, por iu ul një e treta e dënimit dhe u dënua përfundimisht me 8 vjet burg.
Ai kërkoi në Apel ndryshimin e vendimit, duke ndryshuar cilësimin juridik të veprës nga “Keqtrajtim i të miturit” në atë të “Braktisje e të miturit”.

Kjo kërkesë e tij u hodh poshtë nga gjykata e Apelit, duke lënë kështu në fuqi vendimin e dënimit me 8 vjet burg.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re