Skip to content

Keqtrajtonte kafshën, policia identifikon 58-vjeçarin e bërë viral në rrjetet sociale

Policia ka identifikuar 58-vjeçarin, i cili u bë viral pasi keqtrajtonte një kafshë. Rasti u bë publik në rrjete sociale, ku përmes një videoje, dallohet autori që tërheq kafshën teksa lëvizte me makinë.

 

Pas verifikimeve të bëra, policia njofton se 58-vjeçari në të njëjtën kohë nuk kishte leje drejtimi të mjetit.

 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, pas publikimit të pamjeve filmike, kanë nisur menjëherë verifikimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit. Nga verifikimet ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, shtetasi Xh. M., 58 vjeç, e drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe kishte mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim”, thuhet në njoftim. 

 

Mësohet se për shtetasit, Xh. M, është proceduar penalisht dhe është gjobitur.