Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është mbyllur përkohësisht pas një kërcënimi me bombë.

 

 

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara, e cila ka bërë me dije se udhëtarët dhe personeli janë evakuar.

 

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt.

 

Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka shkruar Gara.

 

 

 

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re