Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, në një komunikim për mediat tha se është i angazhuar që të garantojë zgjedhje të lira për këtë qark.

“Po mbledhim të dhëna konkrete për përfshirjen e drejtuesve të institucioneve vendore në fushatë elektorale. Po mbledhim të dhëna për kërcënime nga drejtues të institucioneve shtetërore për punonjësit e policisë dhe drejtësisë. Kam një apel për Policinë e Shtetit dhe institucionet e drejtësisë.

Nuk mundet Policia e Shtetit dhe institucionet e drejtësisë të bëhen vegël e politikës dhe kam parasysh këtu vegël e Taulant Ballës. Drejtori i policisë se qarkut dhe çdo drejtues i policisë vendore është nën monitorimin e PD. Do të duhet të zbatojë ligjin nuk duhet ti shërbejë krimit të organizuar. Çdo punonjës i policisë duhet të zbatojë ligjet e shtetit”, u shpreh ai.

Gjatë fjalës së tij Bardhi u shpreh se pavarësisht se mund të gënjejnë për gjendjen aktuale, dëshmitarë për të vërtetën janë qytetarët e Elbasanit me nivelin më të lartë të varfërisë.

Më tej ai theksoi që secili banor i këtij qarku në 25 prill do të votojë për ndryshimin.

“Unë jam tërësisht i angazhuar, që të krijojmë të gjitha kushtet e nevojshme që të zhvillohen zgjedhje të ndershme në të gjithë Shqipërinë. Asnjë kundërshtar politik, që përsërit çdo katër vite të njëjtat gënjeshtra, të motivon të ndjekësh model të kundërt nga ajo që Taulant Balla u ka ofruar banorëve të Elbasanit.

Këto bashki vijojnë që të jenë në të njëjtën gjendje siç kanë qenë edhe para 8 viteve.

Sikundër të dhënat zyrtare, janë larguar 78 mijë qytetarët të qarkut të Elbasanit. Bilanc më të trishtë që ka pasur qarku i Elbasanit, të detyrojë të rinjtë të integrojnë.

Jam i bindur që çdo qytetar do të votojë në 25 prill për ndryshimin. Unë nuk jam partizan i shifrave numrin e deputetëve do të përcaktojë vota e qytetarëve të Elbasanit”, tha Bardhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re