Skip to content

Kërcënim serb për shqiptarët dhe malazezët: do ju presim kokat!

Opinioni malazez dhe ai shqiptar në Mal të Zi janë ndjerë të tronditur pas shfaqjes së një videoje në rrjete, ku një shtetase e quajtur Natalija Nileviç, me flamurin serb në sfond, kërcënon t’u presë fytin shqiptarëve dhe malazezëve.

“….Unë do t’ju djeg të gjithë, sepse jeni i cmendur…Do ju presë të gjithëve kokat”, thotë ajo.

Lidhur me këtë video, shumë qytetarë kërkuan një reagim nga Ministria e Brendshme, duke kërkuar që autorja e të ndiqet penalisht për fjalët që ka shqiptuar.

Kujtojmë se në Mal të Zi prej muajsh ka nëj situatë të tensionuar entike, sidomos me elementit pro-serb dhe atij anti-serb të Malit të Zi.

Je li ovo neka prijetnja ili kako? pic.twitter.com/nUmqufWaDM

— Patriotizam🇲🇪 (@podgoricanins) January 16, 2021