Persona të panjohur kanë lënë një letër në xhaminë Linzit në Austri në të cilën shkruhej: “çdo javë, një xhami në vend do të fluturojë në ajër.”

Reagoi për këtë rast një prej krerëve muslimanë të atyshëm, Murat Baser: “Ky është një kërcënim i frikshëm dhe ne kemi informuar autoritetet e sigurisë. Në kuadër të luftës kundër terrorizmit ka nisur një hetim për këtë rast”

Më tej Baser tha se nga hetimet e para të policisë është arritur në konkluzionin se autori i tekstit kërcënues me shumë gjasa është një përkrahës i ideve naziste.

Dhe ndodh kjo ndërsa në qeverisjen austriake është një forcë e ekstremit të djathtë, me kryeministër Sebastion Kurz, një anti-musliman i betuar.   

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re