Zyrtarja e lartë e Bashkimit Evropian, Michela Matuella ka mbajtur një fjalim në konferencën kombëtare të Anti-Korrupsionit ku ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, gjithashtu edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

Matuella tha se BE mbështeste punën e organeve të Vettingut pavarësisht sulmeve dhe kërcënimeve të bëra ndaj tyre.

“E gjithë kjo reformë ka qenë historike për vendin. Ka filluar një ndryshim thelbësor. Një ndryshim që do të thotë se askush nuk do të gëzojë mosndëshkimin. Pra është një vlerë e rëndësishme e përbashkët e BE-së dhe ne jemi një partner i fortë i Shqipërisë në këtë aspekt.

Pra, puna e vështirë dhe e fortë që duhet të bënin institucionet e vetingut dhe të gjithë organet, si dhe puna që ka bërë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka vijuar pra pikërisht për të arritur rezultatet që janë kërkuar nga Shqipëria. Por mbi të gjitha për qytetarët shqiptarë. Dhe ne kemi besim që kjo konferencë do të japë kontributin e saj në luftën kundër korrupsionit pikërisht dhe në bazë të rezultateve që janë arritur tashmë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim punën e organeve të Vetingut nga sulme të ndryshme, nga frikësime, pikërisht nga ata persona që nuk duan të shohin rezultatet që do të vazhdojë të japë reforma në drejtësi. Do të shohim edhe ndjekjen penale sistematike të vazhdueshme të asaj sjelljeje kriminale që është nxjerrë në pah nga organet e vetingut”– u shpreh Mastella.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re