Skip to content

Kërcënime, plagosje dhe dhunë fizike, arrestohen 2 persona në Korçë, shpallen në kërkim 4 të tjerë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

DVP Korçë

Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim K. M., 21 vjeç, banues në fshatin Qatrom, Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 20.12.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.
———–
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, të shtetasit B. A., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Pogradec-Qafë Plloçë, në afërsi të fshatit Gështenjas, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Seat”, ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin B. S., 66 vjeç, banues në Gështenjas, i cili u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.
——–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për veprën “Plagosja e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim dhe po punojnë për kapjen e shtetasve B. S., 30 vjeç; M. Xh., 28 vjeç; E. Xh., 29 vjeç dhe Dh. B., 26 vjeç, banues në Pogradec, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Pogradec-Blacë, në afërsi të një karburanti në fshatin Podgorie, kanë goditur me grushta dhe sende të forta në trup, shtetasin E. M., 22 vjeç, banues në Pogradec, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Pogradecit.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë