Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Mynih, , ku po zhvillohen punimet e Konferencës së Sigurisë. Mes të tjerave ai foli edhe për situatën e krijuar me Greqinë, ku mes batutash theksoi se nuk do të ketë një konflikt mes dy vendeve.

“Jo, ne e dashurojmë Greqinë. Nuk erdha në Mynih për të shqetësuar miqtë e mi grekë, sepse ata ndjekin kudo dhe duan të më shohin, të më dëgjojnë tonin e zërit kur them diçka për jo. Ne e duam Greqinë. Në asnjë mënyrë nuk na hidhni në konflikt me Greqinë. Nuk thashë kafe greke, thashë kafe turke. Kur thashë kafe turke, thashë sepse ka turq në Gjermani”, tha ai.

Po ashtu, Rama theksoi se shpreson që rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE të jetë ndarazi nga Maqedonia e Veriut.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re