Bitcoin ra me 18% ditën e Marte duke shënuar pikën më të ulët në katër javë si rezultat i presionit që vjen nga Koreja e Jugut e cila kërcënoi me ndalimin e tregtimit të monedhave kriptografike.
Rënia e bitcoin nxiti një shitje masive tek monedhat kriptografike ku Ethereum ra me 23% sipas CoinMarketCap.com.
Ripple gjithashtu ra me 33%.
Sajti Korean i lajmeve Yonhap raportoi se Ministri i Financave kishte paralajmëruar një fushatë shtetërore të egër ndaj monedhave kriptografike.
Të Hënën u tha se Koreja e Jugut mund të ndalojë aktivitetin e bursave të monedhave virtuale, një plan ende i pa aprovuar.
Në këto momente që shkruajmë bitcoin këmbehet me 11,844 dollarë sipas CoinMarketCap.com.
Kjo e lë bitcoin 40% larg vlerës rekord të vendosur në Dhjetor e cila kaloi 20,000 dollarët.
Kina gjithashtu kërkon të bllokojë aktivitetin e platformave centralizuara të këmbimit të monedhave kriptografike.
Në Shtator të vitit të kaluar rregullatorët Kinezë ndaluan Ofertat Fillestare të Monedhave – ICO – duke i quajtur të jashtëligjshme. /PCWorld Albanian

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re