“Dje keni diskutuar në Konferencën e Kryetarëve për një iniciativë që unë do të doja ta zgjeroja më shumë. Kulmi i kërcënimeve hibride që përballet rajoni dhe Shqipëria. Janë reale dhe ne jemi jashtë realitetit për të mos thënë naiv në çështjet e sigurisë. Është kthyer  tashmë në një politikë e NATO, BE dhe SHBA e Britani që kanë krijuar partneritet dhe Shqipëria nuk mund të mbetet jashtë këtij funksionimi me aleatët

Qëllimi i kërcënimeve hibride dhe dezinformimit është që edhe të polarizojnë shoqërinë duke e komplikuar dhe pamundësuar debatin legjitim, por duke cenuar liritë e të drejtave dhe duke rritur mundësinë e sistemeve autoritre.

Rruga më e mirë për ta zgjidhur është bashkëpunimit me median, për ta mbrojtur median e lirë. Të shohim politikat me investimet e huaja që kërcënojnë sigurinë tonë. Do të doja ta shqyrtonim në mënyrë të përbashkët. Siguria nuk është domen i qeverisë. Të koordinohemi dhe të veprojmë së bashku. Kërkoj që ta trajtomë me seriozitet”, tha Mediu.

vijon…

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re