Pas shqetësimit të SHBA edhe zyra e BE në vendin tonë ka reaguar në lidhje me kërcënimet me jetë ndaj prokurorëve të SPAK.

Me anë të një deklarata, delegacioni i BE-së në Shqipëri shprehet “thellësisht i shqetësuar për kërcënimet e bëra ndaj autoriteteve të drejtësisë që punojnë çdo ditë në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri”.

Zyra e BE në vendin tonë thotë se mirëpret angazhimin e autoriteteve shqiptare për të hetuar me shpejtësi këto kërcënime dhe për të mbajtur përgjegjës autorët.

“BE-ja mbështet plotësisht të gjithë zyrtarët që punojnë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, dënon çdo formë sjelljeje kërcënuese ndaj tyre dhe vazhdon të mbështesë vendin në përpjekjet e tij për forcimin e shtetit të së drejtës”, thuhet në reagim.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re